Lajme

E djatha ekstreme serbe kërkon anulimin e vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd


Lideri i Lëvizjese "Dveri", Boshko Obradoviç

Partia e djathtë ekstreme serbe “Lëvizja Dveri” ka kërkuar nga autoritetet serbe që të anulohet vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd.

Këtë kërkesë ato e bën si pasojë të anulimit të vizitës së kryediplomatit rus, Sergej Lavrov, pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i mbyllën hapësirën ajrore fluturimit të Lavrov-it.

“Lëvizja Dveri qëndron absolutisht në krah të pozicioni të ambasadorit rus në Beograd, Aleksandër Boçan-Kharçenko që mirëkuptimi ndaj Serbisë po rritet dhe se është e domosdoshme të rezistohet presioni perëndimor, si ai ekonomik edhe politik”, ka shkruar kjo parti në një deklaratë për media.

Ata shkruajnë se pajtohen pikë për pike me vlerësimet e kryediplomatit rus se “një shtet sovran u deprivua nga e drejta e saj për të ndjekur politikën e jashtme të saj”.

“Aktivitetet ndërkombëtare të Serbisë janë bllokuar dhe që nga sot në kontekstin politik dhe ekonomik ne mund të flasim vetëm për Ballkan të Mbyllur sepse e ‘hapura’ për të cilën qeveria provon të na bindë dëshmoi se është ‘Evropë për të varfrit’”, konkludohet në deklaratën e kësaj lëvizje, raportuan mediat serbe.

Kjo parti me elemente ekstremiste është përzierje ideologjike e konzervatorizmit politik dhe nacionalizmin klerik, dhe qysh në fillim ka provuar ta mbërthejë të djathtën krishtere ortodokse dhe me lidhje të ngushta me Kishën Ortodokse Serbe.

Në zgjedhjet parlamentare serbe të 3 prillit, kjo lëvizje ka fituar 10 mandate në Parlamentin e Serbisë, dhe janë në bisedime për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore