Shqipëria

Dyshohet se rrëmbeu dhe dhunoi një të mitur, arrestohet 23-vjeçari


Policia e Shtetit ka arrestuar një 23-vjeçar pasi dyshohet se i kishte hequr lirinë për disa orë, si dhe kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

Arrestimi është kryer nga policia e Komisariatit numër 6 menjëherë pas denoncimit.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare”, vëren njoftimi zyrtar i Policisë.

23-vjeçari është identifikuar si Bred Llaftiu dhe është arrestuar në Xhafzotaj të Durrësit ku dhe banonte, sqaroi më tej Policia.

Ndërkohë, efektivët e Komisariatit numër 2 arrestuan një shtetas me inicialet M. H., pasi dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur 15 vjeçe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore