Lajme

Dyshohet se është dhunuar një e mitur në Obiliq


Ilustrim

Të dielën e 10 korrikut, një e mitur në Obiliq dyshohet se është dhunuar nga person.

Sipas njoftimin 24-orësh të policisë, viktimës i është bërë ekzaminimi dhe rasti i iniciuar si “dhunim”, po hetohet.

“Viktima e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në pikën kufitare është arrestuar një person që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

“Është arrestuar në pikën kufitare i kërkuari mashkull kosovar në bazë të  urdhër arrestit ndërkombëtar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

Sipas njoftimit 24-orësh policor, për shkak të një borxhi prej 45 eurove, një person në Mitrovicë, u fut me dhunë në një veturë nga katër persona e u sulmua.

“Viktima kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij, nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasojë e një borxhi prej 45 eurove”.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore