Sport

Dybala afër rinovimit me Juventus


Dy vitet pas largimit të Allegri-t nga Juventus-i, ishin dy nga më të errëtat në karrierën e argjentinasit Paulo Dybala.

Në fundin e sezonit të kaluar, Dybala u lidh me një largim të mundshëm nga zonja e vjetër.

Pamundësia për të performuar në nivelin më të lartë të lojës së tij, e shtyu Dybala-n që të mendoj për largimin e tij.

Mirëpo, fillimi i kësaj merkato verore ndryshoi gjithçka.

Pas largimit të Pirlo-s, në stolin e Juventus-it erdhi përsëri Massimiliano Allegri, trajneri i cili di të nxjerrë më të mirën e aftësive të Dybala-s.

Kjo u vu re edhe në përgatitjet parasezonale, me argjentinasin që u paraqit shumë mirë.

Sezonin ai e nisi me gol, në fushën e Udinese-s, duke qenë protagonist edhe në golin e dytë, si asistues i Cuadrado-s.

Siç raporton gazetari i besueshëm italian, Fabrizio Romano, çështja e rinovimit është thjesht bisedë ditësh.

Agjenti i Dybala-s, Jorge Antun po punon së bashku me drejtuesit e Juventus-it, që të rinovojë kontratën e tij.

Dybala pritet që të zgjasë kontratën me zonjën e vjetër deri në vitin 2026.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore