Lajme

Dy viktima të tjera nga shembja e godinës në Miami


Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dy trupa të tjerë nga rrënojat e betonit dhe çelikut të një kullë godine pjesërisht të shembur në Florida të hënën e 28 qershorit.

Kjo e çon numrin e viktimave në 11 nga 150 njerëz që mbeten ende të listuar si të zhdukur, katër ditë pas katastrofës.

Reshjet e shiut dhe pllakat e çimentos penguan përpjekjet gjatë gjithë ditës për të mbledhur mbeturinat e mbetura.

Gjysma e ndërtesës 12-katëshe, me 156 njësi banimi, mund të përfundojë si dështimi më vdekjeprurës strukturor në historinë e SHBA-ve.

Asnjë i mbijetuar nuk është tërhequr nga rrënojat e “Champlain Towers South” në qytetin Surfside, afër Miami-t.

“Ne kemi njerëz që vijojnë të presin. Kjo është torturuese”, tha kryetari i Bashkisë së Qarkut të Miami-t, Daniella Levine Cava.

Ajo shtoi se famijarët e viktimave po përballen me njoftimet nëse dikush prej tyre do ia dalë mbanë apo jo.

Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë ekspertë të dërguar nga Izraeli dhe Meksika, po përdornin vinça, qen dhe skanues me infra të kuqe për të identifikuar shenjat e jetës nën gërmadha.

Megjithëse, shpresat janë minimale dhe po zvogëlohen me kalimin e kohës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore