Pajisje

Drita e vogël jeshile në celularin tuaj Android: A është Spyware?


A keni vënë re ndonjëherë një dritë të vogël jeshile në cepin e celularit tuaj Android, mund të jetë një sinjal që pajisja juaj ka Spyware.

Pika është tregues se një aplikacion që keni të instaluar në celular po përdor mikrofonin ose kamerën.

Zakonisht, ajo dritë nuk është diçka për tu shqetësuar, por nëse keni dyshime duhet të veproni menjëherë.

Sipas Jamie Akhtar, CEO i CyberSmart, drita jeshile del sepse ne i kemi dhënë leje disa aplikacioneve që të përdorin mikrofonin ose kamerën.

news image

Por, nëse nuk përdorni asnjë aplikacion dhe sërish ju del drita në cepin lart të celularit, klikoni në “permissions” (lejet) të “Settings” dhe kontrolloni lejet e aplikacioneve.

Ndoshta i keni lejuar përdorimin e mikrofonit apo kamerës edhe aplikacioneve që nuk i përdorni më. Nëse nuk është ky rasti, atëherë celulari juaj mund të jetë hakuar.

Në këtë rast duhet të ndryshoni fjalëkalimet por jo në celularin tuaj, në një pajisje tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore