Sport

Driblimi që rezultoi me ndëshkim, gjëra të çuditshme nga Ligue 1


Ligue 1 njihet si ligë që prodhon shumë aksione të çuditshme nga futbollistët, e vendime edhe më të çudtishme nga gjyqtarët.

I fundit episod erdhi mbrëmë, në ndeshjen mes Lyon dhe Troyes.

Kur po mbyllej ndeshja, në cepin e vijës fundore, Lucas Paqueta tentoi ta driblojë kundërshtarin me atë që njihet në futboll si rainboë flick ose ‘mashtrimi’ i ylberit.

https://twitter.com/Hxnz99/status/1441018232111079427?fbclid=IwAR32jBZNgXhh3NzDF9TkEiRSWzFVpLmBYfxh5b4XGTAGIEwlIjehELmi06g

Mirëpo, gjyqtarja Stephanie Frappart, bëri atë që nuk pritej.

Për atë lëvizje, ajo e ndëshkoi futbollistin brazilian të Lyon-it me karton të verdhë.

Kjo ishte e papritur jo vetëm për Paqueta-n, por për të gjithë brenda dhe jashtë asaj fushe.

Për këtë reagoi edhe numri dhjetë i PSG-së, Neymar, që po ashtu ishte ndëshkuar me të verdhë për të njëjtën arsye.

“Loja e bukur po vjen në fund”, tha Neymar-i.

“Një episod shumë i dhimbshëm, të ndëshkohesh për shkak të një driblimi”.

“Driblimi është një veti, pa marrë parasysh çfarë momenti ose çfarë minuti i ndeshjes është”.

“Vitin e kaluar më ndodhi mua, tani Lucas Paqueta-s, seriozisht nuk e kuptoj”.

“Lojës së bukur po i vjen fundi, shijojeni sa të mundeni ose lutuni që të kthehet”.

Kështu e mbylli Neymar, i cili gjithmonë njihet si futbollisti që komenton pas rasteve të dyshimta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore