Lajme

Drejtësia në vitin që shkoi – Zhurmë shumë, drejtësi pak


Drejtësia në Kosovë

“Vettingu” qe kryefjala e Albulena Haxhiut, që nga dita kur mori mandatin e Ministres e Drejtësisë në shkurt të vitit 2021.

Deklarata shumë, prononcime e konferenca për medie të njëpasnjëshme, por çështja e Vettingu-t, mbeti ashtu siç nisi, vetëm në letër.

Por “Vettingu”, sipas Instutit të Kosovës për Drejtësi, është çështje që nuk ka alternativë.

“Vettingu duhet të jetë prioritet jo vetëm i partisë në pushtet por edhe i partive opozitare”, thotë Gëzim Shala nga IKD për Albanian Post.

“Sikurse është detyrë dhe përgjegjësi e partisë në pushtet dhe qeverisë të bind partnerët ndërkombëtar lidhur me domosdoshmërinë e këtij procesi.  Fatkeqësisht gjatë vitit 2021, qeveria ka dështuar që të bind dhe të marr besimin e partnerëve ndërkombëtarë për këtë reformë”.

Gëzim Shala nga Instuti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike konsideron se “iniciativa e Vetting-ut mbetet iniciativa kryesore e Ministrisë së Drejtësisë” gjatë vitit 2021.

Ndonëse ajo thotë se Vetting-u “nuk përfshinë të gjitha intitucionet e sektorit të sundmiting të ligjit, (siç janë), Gjyka Kashtetuese, ATK-ja, Doganat”, ajo shton se “realizimi i tij do të shënonte progres të madh në vend”.

“Mirëpo, çdo gjë është ende në fillim dhe e njëjta mbetet vetëm iniciativë. Zgjedhja e Ministrisë që të realizojë këtë reformë me ndryshime kushtetuese tregon seriozitet ndaj reformës”, thotë ajo për Albanian Post.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike

“Mirëpo, ndryshimet kushtetuese janë të pamundshme pa dialog politik brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. MD duhet angazhuar seriozisht në përfshirjen e partive opozitare dhe përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë në dizajnimin e kësaj reforme në mënyrë që e njëjta të jetë e suksesshme”.

 

Vit i mbarë apo stagnim në Drejtësi?

Avokati Arbër Jashari, konsideron se i tërë viti 2021 “ka qenë një vitë i zhurmshëm” sa i përket temave të drejtësisë, “por pa rezultate konkrete”.

“Është vërejtur një entuziazëm dhe vrull i lidershipit aktual të KGJK-së për më shumë punë dhe efakisatitet brenda gjykatave me disa reforma të brendshme, por që në fund të ditës, nuk është parë ndonjë rezultat”, shjtellon ai për AP.

“Edhe këtë vit, nuk është bërë asgjë në reduktimin e lëndëve të vjetra dhe përshpejtimin e procedurave, sidomos në çështjet civile. Përkundrazi vërehet se performaca e gjyqësorit ka rënë”.

Madje as në cilësinë e vendimmarrjes, thotë Jashari, nuk është se është vërejtur ndonjë rezultat.

“Prapë kemi parë vendime gjyqësore, të shkruara dobët, të hartuara dobët, të arsyetuara keq, e shpeshherë të cilësuara si të padrejta dhe skandaloze (rasti një të mitureje në Pejë, rasti i një vendimi me gjuhë të papërshtatshme në Gjilan etj.)”

Arbër Jashari, Avokat

“Me sa di nuk ka pasur ndonjë rast të profilit të lartë të dënuar me burgim të merituar, për shkak të veprave që kanë të bëjnë me korrupsionin”.

Sipas avoktatit Arbër Jashari, përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë, duhet të vlerësohen, por se “fatkeqësisht nuk është arritur të sigurohet përkrahje e mjaftueshme me akterët ndërkombëtar dhe një pjese të shoqërisë”.

“Nuk është arritur të mbillet mirëkuptim më krerët e KGJK-së dhe KPK-së dhe po ashtu të ndërtohet besim në këto reforma. Kur e them besim, e kam fjalën për besimin se me to po synohet efikasitet e jo dëmtim i pavarësisë se gjyqësorit”.

Ndryshe mendon Rreze Hoxha nga GLSP. Ajo konsideron se “Prokuroritë dhe Gjykatat në Republikën e Kosovës, deri në shtator të vitit 2021, kanë pasur një përformancë me të mirë sesa në vitin e kaluar, duke trajtuar një numër më të madh të lëndëve sesa në vitin e kaluar (duke mos përfshirë ndërlikueshmërinë e rasteve të trajtuara)”.

“Vendimet më pikante që kanë marrë institucionet e drejtësisë janë: Lirimi nga të gjitha akuzat për Adem Grabovcin në rastin “Pronto”; Parashkrimi i ndjekjes penale ndaj Shukri Bujes në rastin “Ferronikeli”; Kthimi në rigjykim i rastit të ish ministrit Ivan Todosijevic; Ngritja e aktakuzës në rastin “Thesari i Shtetit”, Ngritja e aktakuzës në rastin e Lavdim Krasniqit- ish Drejtor i Sekretariatit të KPK-së”.

“Viti i ardhshëm do të duhej të ishte koha ideale për të përfunduar proceset rekrutuese për prokurorë e gjyqtarë të rinj në sistemin e drejtësisë”.

“Po ashtu, do të duhej të filloj impelmentimi i projektit për audio-video incizimin e seancave gjyqësore; rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke përfshirë edhe gjyqtarët dhe prokurorët, trajtimi me seriozitet i procedurave disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritja e bashkëpunimit me media dhe shoqërinë civile, me theks të vecantë tek këkresat për qasje në dokumente publike, dhe të tjera”, shprehet ajo.

Diametralisht kundër mendon Shala nga KDI, për të cilën gjendja e drejtësisë në Kosovë ka vazhduar “pothuajse me qasjen e njëjtë sikurse vitet e kaluara”.

“Edhe këtë vit sipas raporteve të IKD-së, shoqërisë civile dhe raporteve kredibile ndërkombëtare, sistemi i drejtësisë është ballafaquar me mungesë të rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të profilit të lartë, me një sistem gjyqësor dhe prokurorial të ngadalshëm, jo efikas, jo profesionalë dhe subjekt i ndikimeve politike dhe të grupeve të interesit”, shprehet Shala.

“Gjysma e dytë e vitit 2021, ka shënuar një kthim shprese në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me emërimin e Kryesuesit Albert Zogaj,  i cili së paku në gjashtë muajt e fundit të vitit 2021, ka dëshmuar vullnet dhe përgjegjësi për të ngritur llogaridhënien dhe transparencën e sistemit gjyqësor në Kosovë, ka  dëshmuar guxim dhe përkushtim për të trajtuar çështje që lidhen me vlerësimin e performancës së gjykatësve, ngritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor, disiplinimin e gjykatësve dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile”.

Albert Zogaj , Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

E njëjta gjë sipas studiuesit Gëzim Shala, vlen edhe për Këshillin Prokurorial, të cilët, siç thotë ai, “vazhduan avazin e njëjtë”.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, vazhduan me avazin e vjetër, me instalimin dhe kultivimin e pandëshkueshmërisë për prokurorë të cilët bien ndesh me ligjin apo janë subjekt i shkeljeve disiplinore, mungesë e theksuar për të hetuar dhe ndjekur korrupsionin e nivelit të lartë, transferime dhe avancime të prokurorëve të cilët janë të dëshmuar se i shërbejnë politikës apo grupeve të interesit”

“Gjatë këtij viti, IKD ka gjetur se KPK u ka shërbyer personave të caktuar brenda këtij sistemi. Marrim shembull këtu inicimin e procedurës disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani pas publikimit të audioinicizmeve të disa audiincizimeve dhe mos inicimin e procedurës disiplinore ndaj Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi po për këto incizime”.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

“Po ashtu, këtu marrim shembull edhe avancimin e ish-kryesuesit të KPK-së, Bahri Hyseni, nga instanca më e ulët e sistemit prokurorial në instancën më të lartë të këtij sistemi”, shprehet ai për AP.

Gëzim Shala flet edhe për “Konfiskimi i Pasurisë së Pajustifikueshme” dhe thotë se “ndonëse është konsideruar nga Qeveria Kurti si një mundësi për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, në këtë fazë i njëjti projektligj si duket ka marrë një numer të madh dispozitash të cilat janë në kundërshtim me parimet kushtetuese që promovojnë dhe mbrojnl sigurinë jurudike dhe të drejtat dhe liritë e njeriut”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore