Muzikë

Drake i premton një fansi pagesën e hipotekës së shtëpisë prej 160 mijë dollarësh


Rep artisti Drake po sigurohet që të përkujdeset për fansat e tij – kësisoj, fituesi i çmimeve “Grammy” kaloi një moment të shkurtër gjatë koncertit të tij të fundit për t’i bërë një premtim jetësor një pjesëmarrësi në koncert.

Ndërsa performonte në Kansas City, Drake e ndaloi shfaqjen për të bashkëvepruar me publikun dhe u zotua të shlyente hipotekën e nënës së ndjerë të një fansi.

Në një video të shpërndarë në X (ish-Twitter), muzikantit 37-vjeç iu dorëzua një shënim nga një person në rreshtin e parë të koncertit të tij. Pasi e hapi, Drake pyeti: “Kjo është?”

“Këtu lexon ‘Shlyejeni shtëpinë e mamasë sime, pushoni në paqe’”. Mamaja jote ka ndërruar jetë? Mirë. Dhe i detyrohesh. Oh, ky është bilanci i jashtëzakonshëm këtu”, tha ai në mikrofonin e tij ndërsa zhvillonte bisedë me fansen.

“Kjo është një shifër e madhe parash, por e di çfarë, unë do ta paguaj shtëpinë e mamasë për ty”, premtoi Drake ndërsa publiku brohoriste.

Ai më vonë zbuloi para turmës se fansi po i kërkonte të dhuronte “160 mijë dollarë” – për kauzën, por multimilioneri tashmë ishte vendosur në premtimin e tij.

“Unë do të paguaj nga xhepi im. Kjo do të vijë nga unë. Pusho në paqe, Jennifer Schumer”, tha Drake tutje.

Ai gjithashtu u zotua të dhurojë 100 mijë dollarë për një fans tjetër në fillim të muajit, pasi edhe ata sollën një shenjë që përmendte se mundën kancerin.

“Ky është një ushtar i vërtetë atje”, tha Drake.

Turneu i Drake dhe Cole filloi më 2 shkurt në Tampa, Florida dhe përfundon në prill në Denver.

Gjithsesi, muaj më parë më parë Drake ka publikuar video klipin e këngës “Polar Opposites”, në të cilin ai shfaqet duke luajtur poker dhe bilardo me disa shqiptarë.

Të gjithë ata, përfshirë edhe rep artistin, kishin veshur xhaketa me shqiponjën dykrenare.

Në këngë ashtu siç u bë publike paraprakisht, Drake përmendte edhe Prishtinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore