Bota

Dragi mund të drejtojë qeverinë italiane


Ish-Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka shprehur dëshirën të takojë  ish-shefin e Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Mario Draghi.  Sipas një burimi të Reuters Draghi, mund të bëhet kryeministri i ardhshëm në Itali.

Ish-aleatët e koalicionit po zhvillojnë bisedime për të parë nëse mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre për të ngritur  qeverinë. Qeveria u  rrëzua zyrtarisht, javën e kaluar, kur kryeministri, Giuseppe Conte, dha dorëheqjen.

Renzi ka  përsëritur kritikat për mënyrën se si Conte menaxhoi pandeminë e coronavirus-it dhe krizën ekonomike. Një burim ka konfirmuar për të përditshmen italiane, La Stampa, se Draghi do të donte të bëhej kryeministri i ardhëm italian.

La Stampa, raportoi më 31 janar se presidenti Sergio Mattarella e ka pyetur Draghi-n në lidhje me këtë çështje. Zyra e kreut të shtetit e mohoi me shpejtësi këtë, duke thënë se nuk kishte pasur asnjë kontakt midis dy zyrtarëve të lartë gjatë krizës politike.

Pas tre ditësh bisedimesh me udhëheqësit e partive, Mattarella më 29 janar  i kërkoi Kryetarit të Dhomës së Deputetëve, Roberto Fico, të ndërmjetësonte midis partive të koalicionit. Përfshijmë Partinë Italia Viva, Partinë Demokratike të Qendrës së majtë dhe Lëvizjen 5 Yjet.

Fico filloi bisedimet 30 janar. Mattarella i kërkoi atij t`i raportojë më 2 shkurt.

Renzi ka thënë vazhdimisht se nuk ka dashur të komentojë se të drejtojë qeverinë e ardhshme në këtë faze. Së parti partitë politike duhet të bien dakord  duke argumentuar se palët duhet të dakordësojnë një pakt politikash.

“Çdo përpjekje për të nxitur një diskutim rreth Draghi-t është fyese për të. Mbi të gjitha gjitha është fyese për Presidentin e Republikës,” tha Renzi në një intervistë të publikuar më 31 janar të gazetës, Corriere della Sera, transmeton Albanian Post.

Italia ka hyrë në një krizë të thellë politike. Kriza filloi pasi partia, Italia Viva, e kryesuar  nga ish-kryeministri Renzi, njoftoi dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit dhe një ministri të ri. Kjo erdhi  pas një grindje me Conte-n  rreth mënyrës së shpenzimit të fondeve të BE-së (Recovery Fund).

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore