Muzikë

Dr. Dre përkujdeset që “Super Bowl” i këtij viti të jetë shfaqja më spektakolare


Shfaqja e pjesës së parë të “Super Bowl” premton të jetë një nga më spektakolaret deri më tani, falë Dr. Dre, por aksionet janë të larta sepse nëse rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten, rep artisti mund të humbasë miliona.

Gjithsesi, evenimenti do të jetë i mbushur me yje të mëdhenj, duke përfshirë Eminem, Snoop, Kendrick Lamar dhe Mary J. Blige.

Dr. Dree dhe Snoop Dogg në Super Bowl 2012.

Burime me njohuri të drejtpërdrejta thonë për TMZ, se Dre po merr pjesën më të madhe të parave të nevojshme për të realizuar ngjarjen dhe kostoja e organizimit është tejet e lartë.

Rep artisti, Dr. Dre ka siguruar evenimentin nga çdo evidencë apo fatkeqësi, përpos situatës me COVID.

Gjasat janë të larta që shfaqja të vazhdojë siç është planifikuar. Ekziston një optimizëm i kujdesshëm që Omicron do të arrijë kulmin më vonë këtë muaj dhe “Super Bowl” është caktuar për në datën 13 shkurt.

Evenimenti i “Super Bowl” është zakonisht transmetimi më i shikuar i vitit, pavarësisht se vlerësimet kanë rënë në pesë nga gjashtë vitet e fundit, veçanërisht në mesin e demografisë së lakmuar nga reklamuesit e njerëzve nga mosha 18 deri në 49 vjeç.

Vitin që lamë pas, 96 milionë njerëz e ndoqën “Super Bowl” përmes, Tampa Bay Buccaneers dhe Kansas City Chiefs, e që ishte audienca më e vogël e shfaqjes në 15 vjet.

Kjo rënie ishte në përputhje me rënien e përgjithshme të shikueshmërisë për ngjarjet sportive të mbajtura në mes të pandemisë.

Vetëm spotet reklamuese të Super Bowl, kushtuan jo më pak se 6 milionë e 500 mijë dollarë amerikanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore