Muzikë

Dr. Dre, Legjenda e rap-it përfundon në spital


Reperi dhe producenti Dr. Dre, një nga yjet më të suksesshëm dhe me ndikim të hip-hopit, po trajtohet në spital, pasi pësoi një aneurizëm të trurit.

55-vjeçari u dërgua të hënën në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles.

Në një postim në Instagram, ai shkruajti se “po merr trajtim të veçantë nga mjekët dhe se do bëhet më mirë”.

Miqtë dhe yjet e tjerë kanë dërguar urimet e tyre pasi morën vesh se Dr. Dre po trajtohet në spital.

Ice Cube, ish shoku i tij i grupit të hip-hop të viteve 1980 NWA, shkroi në Twitter duke i uruar shërim të shpejtë.

Snoop Dogg, i cili u zbulua nga Dr. Dre në fillim të viteve 1990, shkroi në Instagram: “Shërohu shpejt, kemi nevoje per ty”.

Missy Elliott shkroi: “Lutje dhe shërim të shpejtë për Dr. Dre”.

Dhe këngëtarja Ciara shkroi në Tëitter: “Duke u lutur për ty Dr. Dre. Duke u lutur për një shërim të plotë”.

Me grupin NWA dhe më pas si një artist solo, prodhuesi kryesor dhe manjati i shtëpisë diskografike, Dr. Dre formoi rap në bregun perëndimor, ku mbështeti disa emra të njohur si Eminem, 50 Cent dhe Kendrick Lamar, në fillimet e karrierës së tyre.

Aneurizma shfaqet më shpesh tek burrat dhe është rezultat i tensionit të lartë të gjakut.

Shumica e aneurizmave të trurit shkaktojnë simptoma të dukshme vetëm nëse shpërthejnë, duke shkaktuar gjakderdhje në tru. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore