Sport

Djokovic, jashtë Madrid Open-it


Numri një i botës, Novak Djokoviç, nuk do ta mbrojë titullin e tij në Madrid Open, pasi u tërhoq nga ky kompeticion që zhvillohet muajin e ardhshëm.

Serbi 33-vjeçar kërkoi falje, që nuk do të jetë pjesë e “Masters 1000” që zhvillohen në Madrid, katër javë përpara Roland Garros-it.

“Janë bënë dy vite tashmë, kohë e gjatë”, tha ai, “shpresoj që të shihemi vitin e ardhshëm”.

Sezonin e kaluar, Madrid Open nuk u zhvillua për shkak të Covid-19.

Djokoviç nuk po kalon formë të mirë. Së fundmi, ai u mposht nga rusi Aslan Karatsev në gjysmëfinalet e Serbia Open dhe, më herët, këtë muaj u mund nga Dan Evans në Monte Carlo.

Por, në fillim të vitit, ai fitoi “Grand Slam-in” numër 18 në karrierë, në Australian Open.

Ai pritet të marrë pjesë në turnet e Romës dhe Beogradit si pjesë e përgatitjeve për French Open, që fillon më 30 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore