Sport

Divock Origi i ofrohet Barcelonës, katalunasit po e shqyrtojnë


Sulmuesi i Liverpool-it, Divock Origi, i është ofruar Barcelonës.

Liverpool-i nuk e konsideron më fare si opsion belgun, dhe po kërkon që ta shesë atë gjatë merkatos së janarit.

Në vitin 2019, pikërisht pas paraqitjes kundër Barcelonës, të kuqt i ofruan një kontratë të re Origi-t.

Sulmuesi 26-vjeçar, përkundër një pjese të mirë të sezonit që zhvilloi në vitin 2019, por edhe gjatë sezonit të kaluar, nuk është më në planet e Klopp.

Ardhja e Diogo Jota-s në radhët e Liverpool-it i humbi tërësisht vendin atij.

Në këtë mënyrë, klubi dhe lojtari kanë arritur dakordim që të ndajnë këtu rrugët.

Klubi i parë të cilit Liverpool-i ia ka ofruar Origi-n, është Barcelona.

Dhe, sipas mediave katalunase, blaugranët po e shqyrtojnë shumë këtë mundësi.

Luuk De Jong nuk po bind fare te Barcelona, dhe Origi shihet si një opsion i mirë afatshkurt.

Barcelona po mendon t’i ofrojë futbollistit një kontratë dy vjeçare, nëse transferimi ndodhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore