Sport

Dita e dytë e sezonit në Bundesliga


Borussia Monchengladbach hapi sezonin e ri të Bundesligës duke ndalur në barazim kampionët në fuçi, Bayern Munich.

Ajo ndeshje filloi maratonën 34-javore në synim për të përcaktuar kampionin e ri.

Të shtunën në program janë edhe gjashtë ndeshje tjera, të cilat do të përcaktojnë tabelën për javën hapëse.

Orari i zakonshëm i ditës së shtunë në Bundesliga, 15:30, edhe këtë edicion vazhdon të jetë i njëjti.

Pesë ndeshje zhvillohen sot në atë orar, me në fokus skuadra e sapongjitura në elitë.

Greuter Furth dhe Bochum, të dy këto skuadra rikthehen në Bundesliga si mysafire në ndeshjet e tyre përkatëse.

Të parët udhëtojnë për t’u përballur me Stuttgart, kurse Bochum është mysafire e Wolfsburg.

Tre ndeshjet tjera të orës 15:30, janë:

Arminia Bielefed – Freiburg

Augsburg – Hoffenheim

Union Berlin – Bayer Leverkusen

Ndeshja mbyllet në orën 18:30, me atë që në letër është takimi më interesant, Borussia Dortmund – Eintracht Frankfurt.

Vendi i katërt dhe i pestë nga sezoni i kaluar vijnë përballë njëra-tjetrës në takimin hapës.

Pa asnjë mungesë, të dy skuadrat synojnë nisjen më të mbarë të mundshme, por vetëm njëra do t’ia arrijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore