Shqipëria

Dita Botërore e Diabetit, Manastirliu: 19 milionë dollarë në vit rimbusimi i barnave


“19 milionë dollarë në vit rimbursim i barnave të personave me diabet”.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Ogerta Manastirliu, të dielën e 14 nëntorit, në Ditën Botërore të Diabetit.

Manastirliu bëri me dije se 83 mijë e 577 pacientë diabetikë kanë përfituar barnat falas që prej janarit të këtij viti.

Në një postim në median sociale Twitter, Ministrja shtoi se janë rimbursuar 450 mijë fisha për të rinjtë me diabet.

Në fund Manastirliu e mbylli me thirrjen për tu kujdesur me shëndetin duke kontaktuar në çdo moment mjekun e familjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore