Sport

Distria i siguron edhe një medalje Kosovës


Medalistja e artë olimpike, Distria Krasniqi, i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës në garat ndërkombëtare, saktësisht në Grand Slam-in që po mbahet në Paris të Francës.

Krasniqi do të luftojë sot për të arritur në finalen e Grand Slam Paris 2023, ku do të përballet me francezen, Amandine Buchard, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Gjatë rrugëtimit të saj deri në gjysmëfinale, ajo raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Krasniqi, në çerekfinale mposhti xhudisten mongoleze, Sosorbaram Lkhagvasuren, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Amandine Buchard.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore