Lajme

Disa vende të NATO-s duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë, thotë Çavusoğlu


Disa vende të NATO-s duan që të vazhdojë lufta në Ukrainë, sepse kjo mund të dobësojë Rusinë.

Kjo është deklarata e fortë e ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoğlu.

Lajmin e bën të ditur CNN Turk, e cila citon intervistën me kryediplomatin e Turqisë, përcjell Albanian Post.

“NATO ka vende që duan të vazhdojnë luftën në Ukrainë. Ata e shohin vazhdimin e luftës si dobësim të Rusisë. Ata nuk janë të shqetësuar për situatën në Ukrainë”, shtoi ministri turk.

Lidhur me bisedimet ukrainas-ruse, Çavuşoğlu tha se pala turke nuk priste që të dilte asgjë nga bisedimet (të mbajtura më 10 mars) në Antalya, ishte e rëndësishme që të bashkoheshin palët.

“Pas bisedimeve në Stamboll, ne kishim shpresa të mëdha, por kur u shfaqën fotografitë e masakrës (në Bucha), ata u tërhoqën nga Marrëveshja e Stambollit, por të dyja palët janë ende në negociata”, garantoi zyrtari turk.

Ai sqaroi se presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin, mund të takohen në çdo kohë.

“Takimi i dy liderëve është duke u diskutuar. Nëse takimi midis Putin-it dhe Zelensky-t zhvillohet, ai mund të jetë në Stamboll ose Antalia”, nënvizoi Çavusoğlu.

Ministri sqaroi se në takimet me ministrat e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse dhe Ukrainës, Sergei Lavrov dhe Dmytro Kuleba, pala turke merr informacion për këtë proces negociator dhe situatën aktuale në terren.

“Nëse merret një vendim për evakuimin e civilëve, duke garantuar sigurinë e tyre, ka të bëjë me mënyrën se si do të bëhet dhe cila është detyra jonë”, u shpreh në përmbyllje ministri turk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore