Lajme

Diplomati indonezian thotë se Putin dhe Zelensky do të marrin pjesë në samitin G20


Presidentët e Ukrainës dhe Rusisë Volodymyr Zelenskyi dhe Vladimir Putin kanë rënë dakord të marrin pjesë në samitin e G20 të këtij viti në Indonezi.

Ambasadori i Indonezisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Husin Bagis e tha këtë në një intervistë për “The National”.

“Të dy ranë dakord. Situata është e vështirë për shkak të luftës ukrainas-ruse”, u shpreh fillimisht diplomati.

Sipas tij, tashmë janë duke u zhvilluar përgatitjet logjistike për pritjen e dy presidentëve.

“Ne po vendosim se në cilat hotele do t’i akomodojmë – një për Putin-in dhe një për Zelensky-n”, shtoi Bagis.

As Ministria e Jashtme e Ukrainës dhe as ajo ruse nuk iu përgjigjën kërkesave të “The National” për të konfirmuar planet që presidentët të marrin pjesë në samitin e G20.

G20 kryesohet këtë vit nga Indonezia, e cila organizon samitin më 15-16 nëntor në Bali.

Kujtojmë, sipas deklaratës së presidentit të Indonezisë Joko Widodo, Putin dhe lideri kinez Xi Jinping do të marrin pjesë në samitin e G20, i cili do të mbahet në ishullin Bali në nëntor.

Indonezia ftoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të marrë pjesë në samitin e Bali-t.

Në gusht, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Zelensky duhet të jetë i pranishëm nëse Putin është gjithashtu atje.

Vetë Zelensky deklaroi se pjesëmarrja e Ukrainës në samitin e vjeshtës të G20 do të varet nga situata e sigurisë në vend dhe nga përbërja e pjesëmarrësve të samitit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore