Shqipëria

Dhunoi bashkëshorten, në pranga 42-vjeçari në Malësinë e Madhe


Në Malësinë e Madhe, këtë të martë të 12 marsit, Policia ka arrestuar një 42-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Por gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore