Lajme

Dhjetëra krokodilë në Kinë ‘arratisen’ gjatë përmbytjeve


Dhjetëra krokodilë janë arratisur nga një fermë mbarështimi në Kinën jugore gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni Haikui.

Sipas autoriteteve kineze, afro 75 krokodilë u ndanë kur një liqen në Maoming, provincën Guangdong, u vërshua.

Teksa disa u kapën, autoritetet lokale goditën me rrymë të tjerët “për arsye sigurie”.

Mediat shtetërore kineze raportojnë se tetë zvarranikë janë grumbulluar deri më tani, duke lënë dhjetëra të lirë.

Fshatarëve afër u është thënë të qëndrojnë në shtëpi.

Tajfuni Haikui ka përfshirë Azinë Jugore për më shumë se një javë, duke prekur Kinën, Hong Kongun, Tajvanin dhe Japoninë.

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë zhdukur në Kinën jugore si pasojë e tajfunit që ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Nuk është raportuar për viktima, por zyrtarët pranuan se disa nga zvarranikët janë ende në ujë të thellë.

Sakaq, shërbimet e urgjencës kanë përdorur pajisje për t’i gjetur.

Shumica e krokodilëve të rikapur janë qëlluar për vdekje, ka thënë një zjarrfikës për mediat kineze.

Thuhet se ata janë krokodilë siamezë.

Pesha mesatare e krokodilëve të rritur që janë kapur është rreth 75 kilogramë dhe janë më shumë se 2 metra në gjatësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore