Lajme

Dhjetëra arrestime pas sulmit në sinagogën e Jerusalemit


Të paktën 42 persona u arrestuan nga policia izraelite pas sulmit terrorist të mbrëmjes së djeshme përballë një sinagoge në Jerusalem.

Policia e bëri të ditur këtë, duke shpjeguar se të arrestuarit – përfshirë edhe anëtarët e familjes së sulmuesit – janë të gjithë banorë të lagjes a-Tur në Jerusalemin Lindor.

Ushtria dhe policia, pas sulmit në të cilin u vranë shtatë civilë izraelitë, kanë ngritur gjendjen e gatishmërisë në të gjithë vendin, me dislokime të mëtejshme të forcave në Bregun Perëndimor dhe garnizonin e vendeve publike në Izrael.

Nga Shtëpia e Bardhë doli menjëherë një deklatatë në solidaritet me Izraelin .

Shtëpia e Bardhë “dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm terrorist që ndodhi këtë mbrëmje në një sinagogë të Jeruzalemit”, “jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga humbja e jetëve njerëzore”.

Një sulm “ndodhi në mënyrë tragjike në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit”.  Kjo është ajo që lexojmë në një shënim.

“Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetjen e tyre të plotë për qeverinë dhe popullin e Izraelit”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nga ana tjetër ka dënuar ashpër “sulmin terrorist të kryer nga një palestinez përballë një sinagoge në Jerusalem”, sulm i cili deri më tani ka shkaktuar vdekjen e shtatë personave.  Guterres theksoi se “veçanërisht e urryer” është fakti që ky sulm kishte në shënjestër një vend adhurimi dhe ndodhi “vetë ditën kur përkujtohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit hebree”.

Më pas ai shtoi se “nuk ka kurrë një justifikim për sulme terroriste: të gjithë duhet të dënohen qartë dhe të refuzohen”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vuri në dukje se ajo që ndodhi në mbrëmje në Jerusalemin Lindor ishte “një nga sulmet më të këqija në vitet e fundit”.

Sulm në një sinagogë në Jerusalem, 7 të vrarë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore