Sport

Destinacioni i radhës për Muller është Anglia


Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, po konsideron të kalojë te Everton, shkruan gazeta gjermane Bild.

32-vjeçari, Muller është nën kontratë në Allianz Arena deri në vitin 2023 dhe është lidhur me një largim nga klubi ku ka kaluar gjithë karrierën e tij.

Everton dhe Newcastle mund t’i ofrojnë atij një sfidë të re në Premier League, pasi Muller ka fituar gjithçka me Bayern-in.

Sulmuesi gjerman është një nga objektivat kryesorë të trajnerit të ri të Everton, Frank Lampard, pasi ky i fundit mendon që Muller mund ta përmirësoje shumë sulmin e Everton.

Gjatë karrierës së tij, Muller ka fituar 10 herë Bundesligën, dy herë Ligën e Kampionëve e një herë kupën e botës.

Muller është në vitet e fundit të karrierës së tij, dhe transferimi i tij te Everton ose Newcastle do ishte një eksperiencë interesante për sulmuesin gjerman.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore