Kosova

Dështon themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për MPJ-në dhe për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit


Për shkak të mungesë së kuorumit nuk ka arritur të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar mbi zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe me ai për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur përfaqësim më të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare se sa ajo qe bëhet nga Donika Gërvalla.

“Ju po harroni që i keni lejuar zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës, i keni toleruar targat ilegale dhe përdorimin e dinarit. Tash nuk ka ashtu”, ka thënë ajo.

Haxhiu theksoi sa i përket zjarreve në IML është e pamundur të ndodh aksidentalisht, pa u përfshirë dikush qëllimshëm.

“Prandaj, është e rëndësishme të rikthehemi që nga 2005, kur është ndërtuar objekti, mënyra se si është ndërtuar. S’mund të merresh me zjarrin, pa u marrë me mënyrën se si është ndërtuar objekti”, potencoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore