Sport

Dembele dhe Barcelona arrijnë akordin, edhe pesë vite bashkëpunim


Dembele ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për rinovimin e kontratës edhe për pesë vite tjera.

Kështu raporton prestigjiozja katalunase, Sport.

Ata shkruajnë që Dembele dhe Barcelona janë pajtuar në çdo pikë të kontratës, dhe negociatat kanë shkuar shumë mirë.

Dembele beson se ai mund të jetë një ndër liderët e “ringjalljes” së klubit katalunas, dhe ia ka dhënë presidentit Laporta besimin e plotë.

Marrëveshja është arritur, kurse sa i përket zyrtarizimit – ai pritet të ndodhë në fillim të vitit që vjen.

Dembele iu bashkua Barcelonës nga Dortmund-i në vitin 2017, për një shifër prej mbi 100 milionë eurosh.

Francezi karrierën në kataluni e ka kaluar me shumë ulje, por ka pasur edhe ngritje.

Lëndimet e shumta ia kanë pamundësuar talentit francez mundësinë që të shfaq talentin e vërtetë, mirëpo në ato ndeshje kur ai ka qenë i disponueshëm për lojë – Dembele ka qenë shumë i rëndësishëm për skuadrën.

Dembele ka afro dy muaj që është pjesë e formacionit startues dhe duket se tani ai i ka lënë lëndimet prapa.

Në dy ndeshjet e fundit, Dembele ka krijuar nëntë mundësi për gol, duke gjetur dy herë asistimin.

Xavi dhe bordi e konsiderojnë atë si futbollistë shumë të rëndësishëm për të ardhmen, andaj edhe rinovimi nuk ishte i vështirë.

Dembele do të mbetet te Barcelona deri në vitin 2027, dhe pritet që të ketë një klauzolë lirimi prej 600 milionë eurosh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore