Lajme

Deliu kritikon Qeverinë Kurti: Ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Sipas Deliut, Qeveria ka dështuar të menaxhoje çdo situatë të krijuar duke shkaktuar kështu situata të tjera tensionuese.

“Kjo Qeveri, jo vetëm ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike. Por, nuk mund të pritet ndryshe nga një Qeveri që fajëson qytetarët për varfërimin e mirëqenies së tyre, siç është rasti më i freskët me ngritjen e çmimeve të produkteve elementare”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Deliu është shprehur se nga puna e deritashme e qeverisë Kurti nuk ka pasur përmisim të kualitetit të jetës së qytetarëve ende.

“Suksesi i një qeverie matet me përmirësimin e kualitetit të jetës. Standardi i krijuar jetësor mbetet gjykuesi i vetëm i punës së një qeverie. Kur mirëqenia qytetare pëson përkeqësim, të gjitha argumentimet tjera mbesin ‘llafe, llafe…’.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK). 

Ajo ka thënë se ky është shkaktari pse qytetarët janë të varfër, ndërsa premtimet e qeverisë mbesin qesharake.

“Sot qytetarët janë më të varfër, ndërsa premtimet profetike të qeveritarëve po tingëllojnë secilën herë më qesharake”.

Tutje ajo ka cituar një autor turk, duke thënë se Qeveritë e këqija gjithmonë gënjejnë.

“Si thotë një autor turk: Qeveritë e këqija gjithmonë gënjejnë, sepse të tregosh të vërtetën kërkon nderë dhe guxim”, pohoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore