Sport

Declan Rice kërkon nënshkrimin e fanellës nga Odegaard


Futbollisti i Arsenal-it, Martin Odegaard, u kap nga kamerat duke nënshkruar një fanellë për mesfushorin e West Ham-it, Declan Rice, pas barazimit 2:2 në stadiumin e Londrës.

Arsenali kaloi në epërsi të hershme përmes Gabriel Jesus, përpara se Odegaard të shënonte golin e dytë brenda 10 minutave.

Një sfidë e çrregullt nga Gabriel Magalhaes në zonën e gjashtë metrave më pas i dha Said Benrahma një penallti, të cilën ai e ktheu me lehtësi.

Pasoi një pasdite e pakëndshme për “Topçinjtë”, pasi Bukayo Saka dështoi nga penalltia, përpara se Jared Boëen t’i ndëshkonte ata pak minuta më vonë.

Rezultati e lë Arsenalin me një avantazh të vogël ndaj Manchester Cityt , teksa përgatitet të përballet me njerëzit e Pep Guardiolës në Etihad pas 10 ditësh.

Megjithatë, në një pasdite të zymtë për mbështetësit, kishte shumë shenja që sugjeronin se mesfushori i Anlgisë, Rice, mund të jetë rrugës për në “Emirates” sezonin e ardhshëm.

Arsenali ka qenë i lidhur shumë me Rice që kur ai konfirmoi dëshirën e tij për t’u larguar nga West Ham-i, pasi ai synon të ndjekë ëndrrën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu admirues të zjarrtë të 24-vjeçarit, edhe pse raportet e fundit sugjerojnë se “Topçinjtë” janë favorit për të marrë nënshkrimin e tij.

Dhe në një tjetër kthesë në sagën e transferimeve, Rice u pa duke kërkuar nënshkrimin e Odegaard në tunel pas ndeshjes, duke sugjeruar se ai është një tifoz i madh i lojtarit norvegjez.

Në të vërtetë, dyshja mund të jenë bashkëlojtarë sezonin e ardhshëm, ose të paktën ky është mendimi i Jamie Carragher, i cili la të kuptohej se një marrëveshje tashmë ishte rënë dakord mes dy palëve.

Kur u pyet për thashethemet që lidhin Rice me një lëvizje në veri të Londrës, Carragher tha për Sky Sports: “Mund të jetë pak më shumë se kaq”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore