Sport

De Ketelaere një hap larg Milan-it, Club Brugge do ta pranojë ofertën e kuqezinjve


“Telenovela” Charles De Ketelaere duket të jetë drejt fundit.

Siç raporton “Calciomercato”, Club Brugge do ta pranojë ofertën e fundit të kuqezinjve për ta liruar futbollistin e tyre, e cila është 31 milionë euro dhe mund të shkojë deri në 35 me bonuse.

Drejtorët kuqezinjtë, Paolo Maldini dhe Ricky Massara patën dje një takim me homologët e tyre nga Belgjika në Lugano, ku dikutuan këtë marrëveshje, e cila pritet të pranohet nga belgët.

Sipas mediave italiane, marrëveshja thuhet se do të mbyllet gjatë 48 orëve të ardhshme dhe De Ketelaere mund të jetë në dispozicion të Stefano Pioli deri të premten.

Është raportuar se nëna e belgut tashmë ka vizituar Milan-in për të provuar të gjejë një shtëpi për djalin e saj dhe ai tashmë ka rënë dakord për lëvizjen, i prirur për t’u bashkuar me klubin.

Për 21-vjeçarin ishte në garë edhe klubi anglez i Leed United, madje ata ofruan deri në 37 milionë euro, por dëshira e De Ketelaere ishte vetëm Milan-i.

Kujtojmë që talenti belg shpërtheu në edicionin e kaluar te kampionët e Belgjikës, i cili shënoi 18 gola dhe dhuroi 10 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore