Sport

“Darkë dashurie” në Paris, Al-Khelaifi dhe Florentino Perez takohen më 14 shkurt


Të hënën e 14 shkurtit, në qytetin e dashurisë në ditën e të dashuruarve, Florentino Perez dhe Al-Khelaifi do të takohen për një darkë në restaurantin që u zgjodh më i miri në botë në vitin 2020.

Presidentët e Real Madrid-it dhe PSG-së, do të takohen një natë para duelit të madh në Champions League.

Edhe pse ndeshja duhet të jetë fokusi kryesorë, tashmë të gjithë e dijnë që nuk do të jetë.

Pas një viti tensionues, pa asnjë kontakt me njëra-tjetrën, presidentët e të dy skuadrave do të takohen për të folur, por asnjëri nga ata nuk do të jetë protagonist.

Protganisti kryesor i natës do të jetë Kylian Mnappe, njeriu i cili përflitet tashmë e më shumë se dy vite.

Sulmuesi francez, është arsyeja që dy skuadra që ishin miqësore me njëra-tjetrën, nuk janë më aq miqësore.

Sipas raportimeve në mediave, por edhe fjalëve të vet futbollistit, ky do të jetë viti i fundit i tij në Paris para se të largohet si agjent i lirë në drejtim të Real Madrid-it.

Për të zbutur marrëdhënien, Perez dhe Al-Khelaifi pritet që të shfrytëzojnë këtë takim.

Sezonin e kaluar, PSG refuzoi 200 milionë nga Real Madrid për Mbappe-n, ofertë kjo që as nuk mund të kuptohet pse u refuzua.

Se pse PSG refuzoi 200 milionë euro, ende askush nuk e di – sidomos për një futbollist që dhjetë muaj më vonë do të largohet pa asnjë cent.

Por, kjo dilemë pritet të zgjidhet në darkën e përbashkët.

Darkë dashurie në qytetin e dashurisë, apo darkë urrejtje në datën më të bukur për të dashuruarit – Paris-i është dëshmitar i takimit më të tensionuar në futboll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore