Sport

Damian Lillard e ëndërron ‘unazën’ me Portland-in


“Gjithmonë kam thënë se dua të luaj në Portland, dua të fitoj në Portland”, kështu u përgjigj Damian Lillard rreth zërave që po qarkullojnë për të ardhmen e tij.

Faqet e para të gazetave në SHBA janë mbushur me zëra për largimin e Lillard nga Portland.

Mirëpo, këto zëra i ka mohuar vet Lillard, duke thënë që ëndrra e tij është të fitojë NBA me Trail Blazers.

Shpresat e Philadelphia 76ers për të kompletur këtë lëvizje të madhe, tani shuhen.

Edhe Knicks ishin të interesuar, por asnjëherë në faza të avansuara.

“Duhet të bëjmë më mirë, t’i japim vetes një mundësi të vërtetë”, tha ai.

Mirëpo, Lillard lë derën hapur për një largim në të ardhmen.

“Nëse nuk përmirsohemi dhe vjen puna që unë të bëj ndonjë hap ndryshe, atëherë duhet ta bëjë”, u shpreh Damian.

Lillard ka qenë All-Star gjashtë herë në karrierën e tij dhe iu ka ndihmuar Blazers që të arrijnë në play-off në tetë sezonet e fundit.

Që nga debutimi i tij në vitin 2012, vetëm Stephen Curry dhe James Harden kanë shënuar më shumë tre pikësha se ylli i Portland.

Në sezonin e ri, ai synon që të vazhdojë ëndrrën, duke sjellur më në fund titullin e NBA në Portland.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore