Jetesë & Stil

Dafina Zeqiri në krah të gastronomëve, merr pjesë në protestë


Në protestën e mbajtur dje nga gastronomët e Kosovës me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, karshi këtij biznesi, ka dalur edhe një nga këngëtaret më të njohura nga Kosova.

Bëhet fjalë për artisten Dafina Zeqiri e cila kësaj proteste i është bashkuar duke u shoqëruar me ekipin e saj – “Moneyz”.

Vetë Dafina e ka bërë të ditur për publikun daljen e saj në protestë teksa ka postuar storie në llogarinë e saj të Instagram-it.

“Qelna deren”, ka mbishkruar ajo në imazhin e publikuar, ndërsa motoja e kësaj proteste ishte – “Me një vaksinë nuk çel vera”.

Mes tjerash, gastronomët kanë kërkuar që të lirohen masat në mënyrë që gjatë sezonit të verës të të lejohet funksionimi i klubeve të natës dhe lejimi i organizimit të ahengjeve dhe dasmave.

Në anën tjetër, projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri është kënga “Japa”, publikuar disa ditë më parë e që është mirëpritur nga publiku dhe fansat e saj dhe aktualisht numëron afro dy milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore