Lajme

Daçiç: Millosheviçi ishte simboli i zgjimit të popullit serb, s’do ta njohim kurrë Kosovën


Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka lavdëruar kryekriminelin serb i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”, Slobodan Millosheviçin, duke quajtur atë si simbol i “zgjimit të popullit serb”.

Ndonëse Millosheviç u akuzua për krime lufte në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe në Kosovë, për Daçiç-in ai “mbetet shembull se si duhet mbrojtur vendi”.

“Ne besojmë se zgjidhja më e mirë për Serbinë është: Vuçiç-i president dhe unë kryeministër. Sepse kështu garantohet stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik dhe social”, tha Daçiç.

Sipas Daçiç, Partia Socialiste e Serbisë, garanton mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.

“Qëndrimet tona janë të qarta: jo njohje e Kosovës, jo anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara, vazhdim i politikës së tërheqjes së njohjeve”, ka shtuar Daçiç.

Daçiç ndër të tjera ka vlerësuar se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO, meqë sipas tij, Aleanca Veri – Atlantike ka kryer “agresion kriminal kundër vendit tonë”.

“Ne jemi për parimin e neutralitetit ushtarak”, ka potencuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore