Lajme

Daçiç arsyeton Vuçiçin – “Pa mbështetjen e Kinës dhe Rusisë s’do të mund t’ia tërhiqnim 18 njohje Kosovës”


Kryeteari i Kuvendit të Serbis, Ivica Daçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës serbe ndaj Presidentit, Aleksandër Vuçiç, i cili në vizitën e tij në Kinë mori anë në çështje sensitive si ajo e ujgurëve dhe e Tajvanit,

“Serbia nuk guxon të krijojë pozicion rreth çështjeve të këtilla”, qe argumenti kundërshtues i çarçeve opozitare serbe.

Aleksandër Vuçiç tha se vizita dhe mbështetja e Serbisë ndaj Kinës ka për synim ruajtjen e “interesit nacional”, e sidomos për Kosovën.

“Serbia nuk i ka organizuar vet 18 tërheqjet e njohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo gjë është varur drejtëpërsëdrejti në Rusinë dhe Kinën nëse kërkesat e Kosovës në OKB do të kalonin ose jo në Bankën Botërore”, ka arsyetuar Daçiç.

Kina dhe Rusia, si anëtare të përhershme në Këshillin e Sigurisë në Kombe të Bashkuara, që kanë të drejtën e vetos, për Serbinë mbajnë vlerë të padiskutueshme aleance.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping

“A duhet të zihemi dhe të prishim marrëdhëniet me ta për ndonjë arsye? Le t’iu tregojm pse. Çka është më e rëndësishme për ne se sa interesi nacional dhe shtetëror?”, ka deklaruar Ivica Daçiç në Tv Pink.

Shkencëtari politik serb, Mirosllav Samarxhiç, për vizitën dhe “lajkat” e Aleksandër Vuçiç me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, deklaroi se “kjo gjë do t’i kushtojë Serbisë”.

“Edhe pse lideri kinez nuk e përmendi Kosovën, Vuçiç i dha mbështetje Kinës në çështjet më të ndjeshme, pozitën e Ujgurëve në provincën e Xinjiang dhe në lidhje me Tajvanin. Ditët në vijim do të dimë se si do të reagojë Perëndimi ndaj mbështetjes së Vuçiç në lidhje me këto probleme shumë të ndjeshme”, ka deklaruar Samarxhiç.

Presidenti i Serbisë i cili udhëtoi për në Kinë me t’u hapur Lojërat Olimpike, ku edhe takoi presidentin kinez, këtij të fundit i tha se “Serbia qëndron fuqishëm në krah popullit kinez në çështjet me interes esencial të Kinës, siç janë Xinjiang dhe rajoni i Tajvanit”.

Shkencëtari politik serb, Mirosllav Samarxhiç

Sipas politologut serb, veprime të tilla të Vuçiçit, “do të shkaktojnë shqetësime të mëdha te vendet e Perëndimit”, trasmeton Danas.

“Lajkat që Vuçiç i bëri Xi Jinping mund të shkaktojnë dëme të mëdha, jo vetëm atij personalisht, por edhe vendit tonë. Nuk është detyrë e Serbisë të merr anë ndaj kujtdo në konfliktet gjeopolitike në ngritje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në këtë mënyrë ta ekspozojë Serbinë ndaj agresionit të anës tjetër”.

Samarxhiç vizitën e Vuçiçt e sheh në kuadër të fushatës elektorale.

Në fillim të dhjetorit, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi ligjin që ndalon importet nga provinca kineze e Xinjiang, nga frika se mallrat në atë provincë kineze prodhoheshin nga puna e detyruar dhe shtypja e ujgurëve.

Sipas qeverive perëndimore dhe mediave, ujgurët, përndryshe myslimanët, janë të ekspozuar ndaj shtypjes së rëndë dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze.

Puna në vazhdim: rilyerje në Jiaxing, Kinë, maj 2014

Projektligji u mbështet nga demokratët dhe republikanët në Kongresin amerikan.

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe dëshiron që ai të jetë nën sovranitetin e saj të plotë.

Sipas hulumtimeve kineze, deri në 70 për qind e kinezëve mbështesin pushtimin ushtarak të Tajvanit dhe vetë Xi Jinping e ka theksuar vazhdimisht synimin e tij për t’ia kthyer Tajvanin sovranitetit kinez.

Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e tajvanezëve nuk duan të jenë pjesë e Kinës.

“Përpjekja eventuale e Kinës për të marrë Tajvanin ushtarakisht ndoshta do të çonte në një krizë të madhe, nëse jo luftë. Në Perëndim, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ngjarjet që lidhen me këtë çështje të ndjeshme po ndiqen me vëmendje të madhe,” tha Samarxhiç për Danas

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore