Shqipëria

Çuçi: Parlamenti do të vijojë punën, deputetët e opozitës erdhën të përgatitur me skenar


Bledi Çuçi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka deklaruar pas mbylljes së seancës plenare se opozita kishte ardhur e përgatitur me një skenar.

Megjithatë, ai ka theksuar se puna në Parlament dhe seancat do të vijojnë pavarësisht veprimeve të fundit të opozitës.

“Sot besoj se ju dhe gjithë shqiptarët ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme. Qoftë edhe për një vend si Shqipëria që ka pasur një periudhë të gjatë tranzicion.  E patë çfarë skenari kishin përgatitur deputetët e opozitës, e them me siguri që ishte skenar”, ka theksuar ai.

Çuçi ka vijuar duke thënë se “kjo është e qartë, skenari i tyre për  të prishur seancat plenare. Ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë. Se do të merrmi me shqyrtimin e projektligjeve në rrugë e BE-së dhe të gjithë shqiptarëve”.

“Nuk është e thënë që çdo amendimet nga opozita të miratohet. Nuk është e parashikuar në asnjë shtet të botës. Ndodh vetëm kur janë të vlefshme. Për komisionet hetimore është e drejtë kushtetues e opozitës, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore