Sport

Cristiano Ronaldo vazhdon te Juventus-i


Pas një sezoni shumë të dobët që kaloi, ku Juventus-i arriti triumfin vetëm në kupën e Italisë, e ardhmja e Cristiano Ronaldo-s ishte në dyshim.

Shumë raportonin që portugezi dëshiron largimin, por i fokusuar te EURO 2020, Ronaldo refuzoi të fliste për të ardhmen e tij me klube.

Javën e kaluar, Portugalia u eliminua nga Belgjika në raundin e të 16-ave.

Momentalisht, Cristiano po kalon pushimet e tij, por zërat për të ardhmen e tij janë shtuar përsëri, menjëherë.

Nga Torino, vijnë raportime të sigurta që Cristiano ka vendosur të vazhdojë në “Allianz Stadium” të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Sky Sport i Italisë raporton që CR7-a i ka kominukuar stafit të tij që dëshiron të qëndrojë në Torino.

Ky vendim do t’i bëhet i ditur edhe klubit shumë shpejt.

Rikthimi i Allegri-t, dhe projekti i klubit, e kanë bërë Cristiano-n që të kërkojë vazhdimësinë në klub.

36-vjeçari deri tani ka fituar dy Serie A, një kupë Italie dhe dy Superkupa me bardhezinjtë.

Çfarë mungon është Champions League, dhe së bashku me Allegri-n, Ronaldo do të tentojë ta kthej trofeun me vesh të mëdhenj në Torino pas 25 vitesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore