Sport

Cristiano Ronaldo dëshiron largimin nga Juventus


Cristiano Ronaldo nuk ka startuar nga fillimi në ndeshjen hapëse të Juventus-it në Serie A.

Në ndeshjen e rikthimit të Massimiliano Allegri-t, Ronaldo është i ulur në stol.

Sipas gazetarit shumë të besueshëm italian, Fabrizio Romano, kjo vjen pasi Cristiano Ronaldo po kërkon largimin nga zonja e vjetër.

“Ai nuk po starton – ishte kërkesë e veçantë e Cristiano Ronaldo-s sepse ai shpreson të gjejë një zgjidhje në merkato në ditët e ardhshme”.

Por, sipas Romano-s, Juventus-i ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për Ronaldo-n.

Portugezi ka shumë mundësi për klubin e radhës, nëse largohet nga Juve këtë verë.

PSG, Manchester City janë mundësitë kryesore, por nuk përjashtohet as një rikthim i mundshëm te Manchester United.

Se ku do ta shohim Cristiano-n në këtë sezon që sapo ka filluar, mbetet shumë pak ditë në këtë merkato verore për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore