Muzikë

Cricket lanson bashkëpunimin e radhës


Pos që vazhdon të krijojë hite për artistë të tjerë, Cricket vëmendje po i kushton dhe vetës.

“Pa ty” është kënga më e re e publikuar nga Cricket në bashkëpunim me Mumën, e cila është e tipit baladë dhe trajton temën e një ndarje mes një çifti.

Edhe ky projekt është shoqëruar me një video klip me titra, si gjithmonë duke ju përshtatur tematikës së këngës.

Për më pak se 24 orë, projekti ka arritur të grumbullojë mbi 50 mijë klikime në kanalin zyrtar te Cricket në YouTube, teksa u përkrah edhe nga shumë artistë.

Tayna, Vesa Smolica, Albatrit Muqiqi e Anxhelo Koci janë vetëm disa nga këngëtarët të cilët zgjodhën që këngën e re nga Cricket dhe Muma, të shpërndajnë në faqet e tyre të llogarive të rrjeteve sociale.

Ndryshe, ky video projekt muzikor, pason këngën e Cricket, “Merre”, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin, Numen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore