Kosova

Cramon, Dodik’ut: Mbaje fjalën, ratifiko marrëveshjen për lëvizje të lirë


Ilustrim: Milorad Dodik dhe Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, përmes një postimi në rrjetin e saj social në Twitter, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit nacionalist të Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik, i cili ka paralajmëruar se Bosnja e Hercegovina do ta bllokojë miratimin e ratifikimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë, derivat i Procesit të Berlinit.

Kosova javë më parë kishte ratifikuar marrëveshjen në fjalë përmes së cilës parashihet lëvizja e lirë e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor, e cila do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.

Prandaj eurodeputetja i ka bërë thirrje Dodikut që ta mbaj fjalën dhe ta ratifikojë marrëveshjen në fjalë.

“Të bllokosh ratifikimin për ta parandaluar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm është e papranueshme. Bllokadat e tilla po pengojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe deputetët e Kuvendit të Kosovës, i ka dhënë dritën e gjelbër tri marrëveshjeve të nënshkruara në Procesin e Berlinit atë të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore