Lajme

Covid-19: Holanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca


Holanda është një ndër shtetet që ka pezulluar përdorimin e vaksinës së coronavirusit Oxford-AstraZeneca, në lidhje me shqetësimet dhe efektet anësore që mund të japë.

Qeveria holandeze tha se pezullimi i vaksinës, do të zgjasë të paktën deri më 29 mars.

Autoritetet kishin porositur paraprakisht 12 milionë doza të AstraZeneca-s, me gati 300 mijë doza të planifikuara për dy javët e ardhshme.

Vendimi i ditës së dielës do të shkaktojë vonesa në programin holandez të vaksinimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), kanë deklaruar se nuk ka asnjë tregues në lidhje me shkaktimin e mpikjes së gjakut pas implementimit të vaksinës.

Ekspertët thonë se këto raste tek njerëzit e vaksinuar janë më të ulëta se sa numri i rasteve në popullatën e përgjithshme.

Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë marrë një dozë të vaksinës. Ku kanë rezultuar më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar.

Shtatë vende deri më tani kanë refuzuar plotësisht vaksinimet me AstraZeneca-n.

Republika Irlandeze ndërmori veprim të ngjashëm lidhur me raportet e mpiksjes së gjakut në Norvegji. Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë pezulluar të gjitha vaksinimet me AstraZeneca-n.

Disa vende evropiane, përfshirë Italinë dhe Austrinë, kanë pezulluar përdorimin e grupeve të caktuara të dozës, si një masë paraprake.

Tajlanda njoftoi se do të fillonte të përdorte vaksinën të martën, pas një vonese të shkurtër në lidhe me çështjet e sigurisë.

EMA, e cila aktualisht po kryen një studim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, ka deklaruar se vaksina mund të vazhdojë të administrohet.

Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu tha se provat “nuk sugjerojnë” se doza shkakton mpiksje. Gjithashtu u bëri thirrje njerëzve në vend që të marrin vaksinën kur të iu kërkohet ta bëjnë atë.

Ekspertët e fushës kanë thënë se edhe Finlanda ka bërë një studim shumë të kujdesshëm dhe nuk kanë gjetur një rrezik në rritje.

Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 11 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës AstraZeneca.

Ku raportohet se nuk ka pasur asnjë rast të vdekjeve ose mpiksje të gjakut për shkak të kësaj vaksine.

Rregullatori i vaskinës në Evropë gjithashtu ka mbështetur vaksinën, duke thënë se përfitimet e saj janë të qarta.

“Covid mund të jetë vdekjeprurës dhe vaksinimi shpëton jetë”.

Çfarë ka deklaruar AstraZeneca?

Kompania ka deklaruar se nuk kishte prova të një rreziku të rritur të mpiksjes për shkak të vaksinës.

Ajo tha që në të gjithë BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar kishin pasur 15 raste të trombozës së venave të thella, një mpiksje gjaku në venë. 22 ngjarje të embolisë pulmonare, një mpiksje gjaku që është shfaqur në mushkëri.

AstraZeneca tha se këto shifra ishin “shumë më të ulëta nga sa pritej të ndodhnin natyrshëm në një popullatë të përgjithshme të kësaj madhësie dhe janë të ngjashme me vaksinat e tjera të licencuara të Covid-19”.

“Natyra e pandemisë ka çuar në rritjen e vëmendjes në raste individuale dhe ne po shkojmë përtej praktikave standarde për monitorimin e sigurisë së ilaçeve të licencuara në raportimin e ngjarjeve të vaksinës, për të garantuar sigurinë publike”, tha Ann Taylor, zyrtari kryesor mjekësor i firmës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore