Shqipëria

COVID-19: 7 fatalitete dhe 445 raste të reja në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 7 humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 445 persona.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 170 pacientë, ku 22 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163 mijë e 867 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 753 qytetarë. Janë kryer mbi 1.2 milionë testime totale dhe 3 mijë e 500 testime ditore.

Aktualisht janë 7 mijë e 548 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kjo do të zgjasë dhe për muajin shtator.

Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.7 milionë qytetarë.

Po ashtu, mbi 750 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron rreth 2 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore