Sport

Copa Libertadores, finalja do të jetë braziliane


Ndeshja finale e Copa Libertadores në Amerikën e Jugut do të jetë tërësisht braziliane. Palmeiras-i, që njëkohësisht është dhe skuadra kampione në fuqi, ishte e para që u kualifikua në fianle.

Orët e para të mëngjesit (me orën e Shqipërisë) u mësua dhe skuadra e dytë që u kualifikua në finale, Flamengo.

Palmerias kaloi në finale pasi eleminoi në gjysmëfinale brazilianët e tjerë të Atletico Mineiro-s. Flamengo eleminoi kolumbianët e Barcelona-s.

Për Palmeira-s është viti i dytë radhazi që shkon në finale dhe i gjashti në total. Dy herë ka arritur të ngrejë trofeun.

Flamengo ka shkuar dy herë të tjera në finale dhe në të dy rastet ka triumfuar. E fundit ishte në vitin 2019.

Finalja do të luhet në kryeqytetin e Uruguajit, Montevideo, më 27 nëntor në stadium “Centenario”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore