Lajme

COP26: Samiti i klimës në ditën e fundit, frikë për dështim


Samiti i klimës COP26 në Glasgow po hyn në ditën e tij të fundit, ku duket se qëllimi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5C nuk ka mundësi të arrihet.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), António Guterres, tha se qëllimi i këtij takimi është “mbështetja për jetën”.

Gjithashtu deklaroi se qeveritë, ndoshta, nuk do të bëjnë zotimet e nevojshme për të ulur mjaftueshëm emetimet e dyoksidit të karbonit (CO2).

Më herët, presidenti i COP26, Alok Sharma paralajmëroi se koha për të mbyllur një marrëveshje përpara përfundimit të samitit, është në limitetet e saja .

Shkencëtarët thonë se reduktimi i temperaturës globale në 1.5 gradë celcius (C) do të ndihmojë njerëzimin të shmangë pasojat klimatike. Kjo krahasohet me temperaturat para-industriale.

Në Paris, në vitin 2015, liderët botërorë u zotuan të përpiqen të mbajnë botën nga ngrohja me më shumë se 1.5C deri në 2C përmes reduktimeve të emetimeve të gazrave serrë. Parashikimet e fundit janë për një rritje prej 2.7C.

Guterres paralajmëroi se premtimet për të reduktuar emetimet ishin të pakuptimta, ndërsa qeveritë vazhdojnë të investonin në lëndët djegëse fosile.

“Premtimet janë të zbrazëta kur industria e karburanteve fosile ende merr triliona subvencione,” tha ai.

Ai i quajti njoftimet e bëra deri më tani në Glasgow “larg të mjaftueshme”, duke shtuar: “Ne e dimë se çfarë duhet bërë”.

Por ai tha se ka shpresë deri në momentin e fundit”.

Ndërkohë, Sharma u bëri thirrje negociatorëve që të gjejnë zgjidhje për këto çështje, përpara mbylljes zyrtare të samitit, të planifikuar për në orën 18:00.

Po ashtu tha se, duhej më shumë punë për nenin 6, i cili ka të bëjë me tregjet e karbonit dhe mënyrën se si vendet balancojnë përdorimin e karburanteve fosile.

Mary Robinson, ish-presidentja irlandeze dhe kreu i një grupi liderësh të lartë politikë për klimën, akuzoi disa nga emetuesit kryesorë të karbonit në botë se, sabotuan çdo përpjekje për të siguruar një plan veprimi më ambicioz në COP26.

Ajo tha se Rusia dhe Arabia Saudite po “këmbëngul fort” për të bllokuar çdo nismë, që kërkon të reduktojë gradualisht qymyrin ose heqjen e subvencioneve të qeverisë për lëndët fosile djegëse.

COP26 është konferenca më e madhe për ndryshimet klimatike që nga bisedimet historike të Parisit.

Rreth 200 vendeve po kërkohen për planet e tyre për të reduktuar emetimet e gazeve serrë – që shkaktojnë ngrohjen globale – deri në vitin 2030.

Aktivistët dhe politikanët e mirëpritën me kujdes deklaratën e befasishme të së enjtes nga SHBA dhe Kina në përpjekje për të mbajtur ngrohjen të kufizuar në 1.5C – por aktivistët thanë se të dy vendet duhet të ndërmarrin veprime konkrete.

 

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore