Sport

Conference League: Luhen takimet e para çerekfinaliste


UEFA Europa Conference League do të zhvillojë këtë të enjte ndeshjet e para çerekfinaliste.

Conference League do të ketë katër ndeshje këtë të enjte, të ndara në dy kohë. Dy të parat do të luhen duke filluar nga ora 18:45 dhe dy të tjerat nga ora 21:00.

Kështu, në orën 18:45 në fushë do të jenë Olympiacos – Fenerbahce dhe Viktoria Plzen – Fiorentina.

Nga ora 21:00 do të luhen duelet Aston Villa – Lille dhe Club Brugge – PAOK.

Ndeshjet e kthtimit do të zhvillohen një javë më vonë, më 18 prill. Nga ora 18:45 do të luhen Fiorentina – Plzen dhe Lille – Aston Villa. Nga ora 21:00 do të zhvillohen Fenerbahce – Olympiacos dhe PAOK – Club Brugge.

Europa League vjen me raundin e parë çerekfinal

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore