Lajme

Colorado: Inati dhe deluzionet, arsye i vrasjes së 10 njerëzve


Autoritetet policore dhe të njohur të 21 vjeçarit, i cili akuzohet për vrasjen e 10 njerëzve në një market në Boulder të Colorado-s, pohojnë se ai mund të ketë vuajtur nga deluzionet dhe shfaqja e inatit.

Ahmad Ali Aliwi Alissa, ishte përjashtuar nga shkolla e mesme pasi kishte rrahur një shok klase dhe e kishte lënë të gjakosur atë.

Alissa është rritur në një lagje të Denverit, Arvada. Ai tashmë është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e 10 personave në një market të firmës King Soopers. Daljen e parë përpara gjykatësve do ta ketë të enjten.

Zbulohet se armën e krimit, ai e kishte blerë më 16 mars. Pra, vetëm gjashtë ditë përpara sulmit.

Një motiv i qartë nuk është ende i ditur. Gjithsesi, familjarët e Alissa-s informuan autoritetet se ai mund të ishte duke vuajtur nga probleme mendore. Ndër to, përfshihen edhe deluzionet. Një raport mjeko-ligjor duhet ende të dalë.

Ndër 10 të vrarët e sulmit, njëri prej tyre ishte oficer policie. Eric Talley, 51 vjeç, ishte i pari që iu përgjigj thirrjeve për ndihmë në vendngjarje.

Ky i 23 marsit, ishte sulmi i shtatë brenda një jave në SHBA. Seria u hap me sulmet në tre qendra masazhesh në Atlanta, ku mbetën të vrarë tetë persona. Gjashtë prej tyre, ishin gra aziatike.

Një revoltë për krime racore mori frymë në SHBA. Protesta të shumta janë zhvilluar nga amerikanët pavarësisht mos lejimit të tyre për shkak të Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore