Muzikë

Coachella risjellë në skenë pas pothuajse 10 vjetësh grupin “No Doubt”


Formacioni për festivalin e muzikës Coachella, i njohur për koncertet në shkretëtirën e Kalifornisë Jugore, është zbuluar zyrtarisht shpallur, dhe pa dyshim se premton një festë unike për ata që do marrin pjesë.

Kësisoj, Goldenvoice, kompania që prodhon këtë festival të gjatë, zbuloi se formacioni për vitin 2024 përfshin bendin e njohu “No Doubt” si një nga katër akterët kryesor.

Pjesëmarrja bëri një ribashkim mes anëtarëve të grupit, duke përfshirë kryesoren, Gwen Stefani, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

“No Doubt” nuk ka performuar ‘live’ si një bend të paktën që nga viti 2015.

Lana Del Rey, Doja Cat dhe rep artisti Tyler e The Creator janë gjithashtu të përcaktuar për të qenë kryesues në festival, ndërsa artistë të njohur si Peso Pluma, Ice Spice, Blur, Sublime dhe J. Balvin janë paraparë të marrin një nga skenat e shumta të festivalit.

Pak para shpalljes zyrtare të lineup-it, faqja “No Doubt” në platformën X ngacmoi ribashkimin kur postoi një video të Stefanit që kujtonte ditët e saj të hershme me grupin.

Videoja përfundoi me Stefani duke organizuar një video thirrje me bashkëanëtarët e saj të “No Doubt” – Tony Kanal, Tom Dumont dhe Adrian Young – pasi tregoi se sa shumë i kishte munguar.

“Ju do të donit të bënit një koncert?”, pyeti Stefani, për të cilën Kanal, Dumont dhe Young u përgjigjën me një “po” entuziaste.

Edhe pse “No Doubt” nuk ka shpallur datat e tjera të koncerteve, kujtojmë se grupi u krijua në mes të viteve të 90-ta dhe u bë e njohur për hitet klasike “Don’t Speak,” “Just a Girl” dhe “Spiderwebs,” midis shumë të tjerash.

Në fillim të vitit 2000, bendi u nda, dhe artistët vazhduan me solo projekte pasi botuan disa albume së bashku.

Në vitin 2004, Stefani botoi albumin e saj të parë solo “Love. Angel. Music. Baby.” dhe ka publikuar tre albume solo të tjera që atëherë.

Kryesuesit e Coachella të vitit të kaluar përfshinin superstarnin portorikan Bad Bunny, grupin koreano-pop Blackpink dhe këngëtarin Frank Ocean.

Për shkak të një lëndimi, Ocean tërhoqi dorë nga performimi në festival, dhe ai u zëvendësua me bendin “Blink-182”.

Festivali i muzikës ‘live’ do të kthehet në Fushën e Polo të Empire në Indio për dy vikende të radhës më 12-14 prill dhe 19-21 prill këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore