Shqipëria

CNN rendit Shqipërinë në 10 destinacionet e vitit/ 2024 hyn me këmbë të mbarë, thotë Rama


Për vitin 2024, “CNN” e ka renditur Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve – si një model i zhvillimit të qëndrueshëm.

“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë”, është shprehur Rama teksa ka shpërndarë në mediat sociale artikullin.

Shqipëria, në artikullin e “CNN”, është vlerësuar bukuritë e bregdetit, qendrat historike në Berat e Gjirokastër, ato të kulturës dhe për Parkun Kombëtar të Vjosës.

“E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte kaq popullore si destinacion plazhi më parë. Por çmimet e saj miqësore me portofolin kanë parë një lulëzim të turizmit gjatë viteve të fundit”, thuhet ndër të tjera në artikull.

“CNN” thekson se në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun për pushimet e tyre të volitshme verore.

“Në vitin 2024 pritet të hapet një aeroport i ri në Vlorë, në bregdet, që do të lehtësojë udhëtimet në plazh. Por, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa bregdetin e saj. Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastër, si dhe peizazhe malore mahnitëse, Thethi është më i popullarizuari”, vijon artikulli.

Po ashtu thuhet se “në vitin 2023, Vjosa e Shqipërisë prej 168 miljesh (270 kilometrash) u shpall zyrtarisht parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë. Shqipëria mori parkun e parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, rreth lumit Vjosa prej 168 miljesh (270 kilometrash)”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore