Lajme

Çmenduritë nuk kanë fund, piktura gjigante në botë shitet 62 milionë dollarë


Piktura e artistit britanik Sacha Jafri, me përmasat gjigante në botë në kanavacë, sipas Rekordeve Botërore Guinness, sipas organizatorëve, është shitur të martën për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai.

“The Journey of Humanity” është i ndarë në 70 korniza, të cilat shtrihen në 1 mijë e 595 metra katrorë ose sa katër fusha basketbolli.

Organizatorët deklaruan se piktura u shit për 62 milionë dollarë, dyfishi i shumës së synuar. Paratë shkuan për bamirësi në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Dubai, bleu të 70 kornizat.

“Unë vij nga një familje e varfër dhe e di shumë mirë sesi ndihesh kur nuk ke asgjë për të ngrënë, por të paktën kisha dashurinë e prindërve të mi, shkollimin dhe mbështetjen”, tha Abdoune, i cili drejton një biznes kripto-valutash.

Fëmijët nga 140 vende paraqitën vepra arti në internet për t’u përfshirë në krijimin e Jafri-t, i cili përfundoi në fund të shtatorit.

Jafri kishte synuar të mblidhte 30 milionë dollarë për të financuar iniciativa shëndetësore, sanitare dhe arsimore për fëmijët në vendet e varfra të botës.

Artisti bashkëkohor shpreson që piktura e tij të nxisë një lëvizje humanitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore