Kosova

Çitaku: Kurti pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin


Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi mediumi slloven Prava ka raportuar për transaksione të tjera të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë energjetike “GEN-I”.

“Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat sllovene. Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Mediumi slloven Prava ka publikuar një shkrim të gjatë me disa të dhëna të siguruara, të cilët pretendojnë se kompania energjetike sllovene GEN-I, e udhëhequr dikur nga kryeministri aktual slloven, Robert Golob, ka përdorur një taktikë fiskale për të shpërlarë parë.

Sipas mediumit, kompania qendrore u ka dërguar para degëve të veta në vende si Bosnja, Serbia e Shqipëria, dhe më pas ka kontraktuar përmes atyre kompanive persona të njohur të cilët do të paguheshin “për shërbime”, të cilët do t’i merrnin ato para, por vetëm për t’i rikthyer tashmë sërish tek padronët e vërtetë e më pas ato të dërgohen nëpër parajsa fiskale apo bursa të ndryshme. Një nga këta persona që ka kryer role të tilla të lëvizjes së parave thuhet të jetë Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci dhe shtetas slloven.

Prava shkruan se kanë siguruar qasje në atë që ata i referohen si “kontabiliteti kreativ akrobatik i diskutueshëm i shitësit më të madh të energjisë elektrike GEN-I”.

“Ne pa dashje u vumë në dijeni për transaksionet e GEN-I në filialet e huaja në Sarajevë (BiH), Tiranë (Shqipëri) dhe Beograd (Serbi)”, shkruan mediumi.

“Kemi vënë re se në vitet 2015-2021 kanë transferuar gati 100 milionë euro në tre filialet e tyre të huaja. Nga këto, 60 milionë euro janë transferuar në Bosnje dhe Hercegovinë për të paguar për zbatimin e operacionit bankar financimi i faturave. Në Shqipëri, me shumë gjasa e kanë mbuluar humbjen e filialit shqiptar me një operacion të dyfishtë financiar të kryer në vitin 2021”.

Të rejat e fundit për rastin e Martin Bershajt dhe Robert Golobit: Bëhet fjalë për “gati 100 milionë euro”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore