Shëndet

Cilat janë ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive?


Studimet kanë treguar se konsumimi i disa llojeve të ushqimeve dhe pijeve ndihmon trupin për të hequr qafe substancat e dëmshme në trup.

Hudhra

Hudhra është e pasur me shumë veti medicinale. Njerëzit për mijra vjet e kanë quajtur atë një antibiotik natyral, një mjet për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, një bimë e fuqishme me efekte anti-inflamatore që shtyp kërpudhat dhe disa viruse.

Ajo përmban alicinë, e cila shkatërron infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, dhe shumë studime kanë treguar se është një ndihmës efektiv edhe në pastrimin e mushkërive të njerëzve që janë duhanpirës, ​​si dhe të ish-përdoruesve të produkteve të duhanit.

Hudhra u jep shije shumë pjatave dhe ka vetitë më shëruese kur hahet e papërpunuar. Megjithatë, mbani në mend se sasitë e mëdha të hudhrës nuk rekomandohen për njerëzit me probleme me stomakun dhe sistemin tretës.

Xhenxhefil

Xhenxhefili gjithashtu ka shumë veti medicinale. Ai forcon imunitetin, përmirëson tretjen, zvogëlon fryrjet, zvogëlon proceset inflamatore në trup dhe largon toksinat nga mushkëritë dhe pjesa tjetër e trupit, prandaj rekomandohet për (ish) duhanpirësit.

Xhenxhefili më së shpeshti bëhet çaj ose shtohet në pije të shëndetshme dhe mund të përdoret gjithashtu si erëz për gatimet e kripura dhe të ëmbla.

Meqenëse xhenxhefili është shumë i fuqishëm, nuk duhet të konsumoni më shumë se një copë xhenxhefil me madhësi rreth dy centimetra në ditë. Nëse nuk jeni të sigurt se cila është doza e duhur, konsultohuni me një mjek ose nutricionist.

Shafran i Indisë

Përfshirja e shafranit të Insisë në dietën tuaj, pavarësisht nëse keni në dorë rrënjë të freskët apo erëza plur, është mjaft e dobishme.

Disa studime kanë treguar se kjo specie bimore përmirëson pastrimin e mushkërive nga substancat e dëmshme që janë rezultat i pirjes së duhanit ose jetesës në një zonë të ndotur.

Përveç kësaj, xhenxhefili shërben edhe si parandalim i sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes. Shafrani i Indisë përdoret tradicionalisht në gatimet indiane, përgatitjen e qumështit të artë dhe pijeve të ndryshme të shëndetshme.

Për të shijuar efektet anti-inflamatore të shafranit të Indisë, përzieni atë me pak piper të zi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore