Sport

Chelsea, ja plani për qendërmbrojtësit


Dy janë te Chelsea dhe një te Milan-i. Klubi londinez tashmë ka vendosur se çfarë do të bëjë me mbrojtësit e tyre për sezonin e ardhshëm.

Christensen, Tomori dhe Rudiger – kush do të rinovojë dhe kush do të largohet?

Andreas Christensen – media të ndryshme afër klubit londinez raportojnë që Chelsea e ka gati kontratën e re për danezin.

Kjo vjen pas performancave të shkëlqyera që ka shfaqur mbrojtësi nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Antonio Rudiger – Chelsea dëshiron ta mbajë lojtarin në skuadër dhe gjermanit do t’i ofrohet një kontratë afatgjate para verës.

Tottenham-i është në pritje në rast se marrëveshja nuk arrihet. Lojtari dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet para se të hapet merkato në qershor.

Fikayo Tomori – Aktualisht, në huazim te Milan-i.

Klubi kuqezi po punon shumë që të nënshkruajë me mbrojtësin këtë verë.

Tutto Mercato raporton që, nëse Milan-i nuk arrin të ulë shifrën e kërkuar nga Chelsea, ata të paktën do mundohen ta mbajnë në huazim edhe për një vit.

Planet e Chelsea-s për të ardhmen e mbrojtjes janë të qarta, nën menaxhimin e Tuchel, blutë kanë pësuar vetëm dy gola në 11 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore